42 pasime për gol, kjo është Barca (VIDEO)

Barcelona mund të ketë pësuar humbje të rëndë nga Chivas me rezultat 4-1, por nuk ekziston arsye për Blaugranët të jenë të zhgënjyer pasi ekipi i tyre është në formën e zakonshme.
Goli i parë i takimit dhe i fundit për Barcën në atë sfidë i shënuar nga David Villa është material i përbërë nga 42 pasime mjeshtërore tipike të Barcelonës, edhe pse në fund rezultati ishte tjetër.

Ekziston kundërthënie e madhe mbi atë se pse Barca u mposht nga Chivas dhe Real Madridi mposhti këtë të fundit me rezultat të thellë 3-0. Gjithçka do të marrë kahje tjetër, rivaliteti do të rritet më 14 gusht në duelin e parë të Superkupës së Spanjës që zhvillohet në Santiago Bernabeu – El Classico.