Ibra: Dua gjithçka me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai synon t’i fitojë të gjithë titujt e mundshëm në sezonet e ardhshme para se të pensionohet në fund të kontratës së tij me Milanin.

“Dua të vazhdoj të luaj për edhe dy ose tre sezone dhe dua të fitoj çdo trofe të mundshëm duke veshur fanellën e Milanit. Do t’i var këpucët sapo t’i arrij këto objektiva dhe sapo kontrata ime me Milanin të skadojë”, ka thënë Ibra për Tuttosport.



Sulmuesi 29-vjeçar ka marrëveshje me kampionin e Serie A deri në verën e vitit 2015. Ibra ka fituar tetë tituj të njëpasnjëshëm të ligës në tre vende, por ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.