Argjentina drejt konsolidimit të demokracisë

 “Foreign Policy”


 

Presidentja Cristina Fernandez de Kirchner mё 14 gusht shënoi një fitore të pastër nё zgjedhjet e lira brenda partisë, duke përgatitur kështu terrenin, për tё marrë “rolin kryesor nё skenё” nё “pushtimin” e zgjedhjeve presidenciale të Argjentinës të 23 Tetorit.  Fernandez de Kirchner erdhi ne fillore si pasoje e gjendjes së mirё e rritjes ekonomike tё vendit. 

Avenida-9-de-julio-buenos-aires-argentina1

Megjithatë, kjo  rritje,  është e bazuar në politikat jo-ortodokse ekonomike, që në qoftë se znj. Fernandez de Kirchner  rizgjedhjet do tё ndryshojnë thelbёsisht dhe kjo nënkupton shqetësimet makroekonomike qё do tё krijohen në të ardhmen. Znj. Fernandez de Kirchner është në një pozicion të fortë politik. Mbështetja popullore ndaj saj është në nivelet më të larta, që nga momenti qё mori postin, në dhjetor tё 2007-ёs. Për më tepër, disa “tregues” sugjerojnë se votuesit janë të kënaqur me status quo-në dhe se ka shumë pak kërkesa për ndryshim. Përqindja e votave për znj. Fernandez de Kirchner ka arritur 50,06% në krahasim me 45,6-in e votave fillestare, kur ajo fitoi,në 2007 zgjedhjet presidenciale. Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së fuqishme tё  ekonomisё dhe dobësimit tё opozitës. Fitorja e madhe e Fernandez de Kirchner ”lajmëron” për shanset e saj në zgjedhjet e tetorit. Pjesëmarrja ishte e lartë në më shumë se 77 % e popullsisë, e cila do të thotë se këto rezultate duhet të merren si “tregues”,për numrin e votuesve dhe”sjelljen e tyre politike” në tetor. Në fakt, mbështetja ndaj saj mund edhe të rritet si njё kandidate e radhëve tё para, status i cili tërheq votues shtesë. 
Nga ana tjetër , opozita është “rrëmujë”. Ekziston një distancë e konsiderueshme midis Fernandez de Kirchner dhe kandidatëve ë tjerë por asnjë kandidat tjetër, nuk mund tё konsiderohet një konkurrent serioz e i denjë deri nё atё pikё, sa tё mund tё përballet me presidenten. Ricardo Alfonsi arriti tё marrё vetëm 12,7 %të votave, ish-presidenti Eduardo Duhalde,mori 2.6 %, dhe Hermes Binner kandidati socialist mori 10,27% tё votave. Janё përhapur disa spekulime se partitë e opozitës mund të krijojnë një koalicion dhe tё paraqesin një kandidat tё përbashkët nё zgjedhjet e tetorit. Por kjo nuk ka shanse. Të tre kandidatët e opozitës kanё arritur tё posedojnë  përqindje shumë tё përafërta dhe ka shumë pak mundësi, qe ndonjë prej tyre të tërhiqet e t’ia lёrё vendin tjetrit. Përveç kësaj, çdo vendim për të lënë garën do të thotë braktisje e kandidatëve që partia ka pёr zgjedhjet legjislative dhe lokale dhe se kësaj situate nuk do ti “bёhej ballё kollaj” e do tё kundërshtohej nga tё gjithë kandidatët e caktuar. Parandalimi i një përkeqësimi ekonomiko-social, deri në periudhën e zgjedhjeve tё tetorit, do ta favorizonte Fernandez de Kirchner, duke i dhuruar edhe fitoren, pёr herë tё dytё. Në fakt, eventet primare gjenerojnë perceptimin se Fernandez de Kirchner është vështirë për tu mposhtur. Me Fernandez de Kirchner në rrugën e duhur për të arritur rizgjedhjen,vëmendja tani kthehet në çfarë mund të ndodhë gjatë mandatit të saj të ardhshëm. Nuk ka  gjasa të ketë ndonjë ndryshim të madh ose përmirësim në politikat ekonomike pas zgjedhjeve, në fakt do tё jetё krejt e kundërta. Rritja e madhe ekonomike dhe mbështetja e fortё nga ana e popullit do të thotë se qeveria është e qetё dhe nënkupton faktin se politikat pёr ndryshim”do tё mbeten nё vend”
Fitorja ardhshme e Fernandez de Kirchner në tetor (dhe ndoshta me një diferencë të rehatshme) vetëm që do të përforcoje këtë ndjenjë.  Përveç kësaj, profili i disa prej individëve që duket të jenë duke fituar pushtet brenda qeverisë tregon se; strategjitë jo-ortodokse ekonomike të Argjentinës do të vazhdojnë, e cila “premton”  pikëpamje makroekonomike tё dobëta për vendin.