Messi të largohet nga kombëtarja?

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, ka frikë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të largohet nga ekipi kombëtar, për shkak të presionit të madh të kritikëve.
”Zgjidhja e vetme për Messin në një moment do të ishte kur ai do të thoshte: ‘Unë nuk do të vij kurrë më, unë do të qëndroj në Spanjë’. Çfarë të gjithë po shohim është se argjentinasit duan ta ulin poshtë. Messi ishte lindur në Rosario, ai jetoi dhe luajti këtu, dhe ai pati probleme gjatë rritjes. Ai shkoi hapave të tij, gjeti një vend, Barcelonën dhe ata u kujdesën për të sikurse të ishte lindur atje”.

“Dhe përkundër kësaj, ai i ka thënë ‘jo’ Spanjës sepse ai dëshiroi të luante për Argjentinën. Ne duhet të reflektojmë në këtë”, ka thënë Grondona.