Ferguson: Vështirë zëvëndësohet Scholes

Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai po e ka të vështirë ta gjejë zëvëndësuesin afatgjatë të mesfushorit të pensionuar, Paul Scholes.
“Ne kemi transferuar tre lojtarë – David De Gea, Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa tani qëndrojmë mirë në treg. Ne kemi mbuluar hapësirat e nevojshme për t’u plotësuar dhe tani po ashtu kemi lojtarë të cilët po kthehen nga pensionimi si Danny Welbeck, Tom Cleverley dhe Mame Biram Diouf”.

“Problemi i vetëm që kemi është gjetja e një zëvëndësimi për Paul Scholes. Kjo do të ishte e vështirë për të gjithë, pasi nuk ka më lojtarë si ai”, ka thënë Fergie.