“Kanuni” është shfaqja e regjisores Agnes Nokshiqi, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin “Off Europa”. Festivali, i cili në secilin edicion u kushtohet kombeve ose shteteve të caktuara, sivjet nis rrugëtimin më 17 shtator dhe mbahet në Lajpcig dhe Dresden të Gjermanisë. Në edicionin e njëzetë, ky festival Kosovën dhe Shqipërinë do t’i shndërrojë në objekt studimi intensiv. Gjatë festivalit, në dy qytetet gjermane do të jepen shfaqjet e këtyre dy vendeve. Krahas shfaqjeve nga Kosova dhe Shqipëria, programi do të përcillet edhe me shfaqje filmash, koncerte, ligjërata dhe debate. Në shfaqjen “Kanuni” luajnë aktorët: Fitore Broçi, Fidan Mamusha, Leonora Mehmetaj, Vedat Haxhiislami dhe Shkëlzen Veseli. Festivali “Off Europa” është themeluar në vitin 1992 në Lajpcig dhe iu kushtohet kryesisht kombeve ose shteteve të caktuara





