Home »
» Elbasan, pickohet nga gjarpri vdes vajza 6 vjeçare
Elbasan, pickohet nga gjarpri vdes vajza 6 vjeçare
Në Qarkun e Elbasanit po bëhet gjithnjë e më alarmante rreziku që vjen nga pickimi i insekteve helmuese dhe i gjarpërinjve. Një vajzë gjashtë vjeçe nga fshati Hajdaran humbi jetën mbrëmjen e të enjtes pasi ishte pickuar nga gjarpri, duke shënuar edhe viktimën e parë nga pickimi i gjarprit gjatë kësaj vere. Burime zyrtare nga Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan pohuan se e mitura është pickuar nga gjarpri ndërsa po luante në oborrin para shtëpisë së gjyshërve nga nëna në fshatin Zavalinë të komunës malore me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit. Edhe pse ajo është nisur nga të afërmit me shpejtësi për në spital për shkak të largësisë nuk ka mundur dot të arrijë në kohë aty. Gjatë rrugës i është bërë një serum në qendrën shëndetësore të Gjinarit por transporti me vonesë drejt kirurgjikut të Elbasanit si dhe largësia e madhe nga vendi i ngjarjes me spitalin ka qenë me pasoja fatale për jetën e të miturës 6 vjeçe.





