Van Persie sulmon Chelsean dhe Spanjën

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka lansuar një sulm sensacional në drejtim të përfaqësueses spanjolle dhe rivalëve të Ligës Premier, Chelseat, duke thënë se ai nuk mund ta kuptojë se si mund të bëjnë presion në referim.
“Lojtarët e Spanjës gjithmonë shkojnë te gjyqtarët në mënyrë që t’i bindin ta ndëshkojnë kundërshtarin. Kjo sjellje vërtet më ofendon. Njerëzit të cilët po shikojnë një ndeshje në televizor dhe tifozët nuk duan të shohin gjëra të tilla. Nëse dëshironi të ankoheni, është më mirë të shkoni te bukëpjekësi apo kështu diçka. Aty ka gjithmonë njerëz që flasin”.
“Edhe lojtarët e Chelseat gjithmonë po bëhen ku*vë ndaj referimit. Unë vërtet nuk mund ta kutpoj këtë. Thjeshtë mbylleni gojën dhe përqëndrohuni në futboll”, ka thënë Van Persie.

Related Posts: