Ronaldo: Nuk largohem nga Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u ka garantuar tifozëve se nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Unë nuk kam menduar për ta ndërruar ambientin. Unë jam mirë te Real Madridi dhe po mendoj vetëm për të fituar tituj me ekipin tim”.
“Ky ishte sezoni më i mirë në karrierën time sa i përket golave, sepse të shënosh 50 gola nuk është lehtë. Unë jam i kënaqur për këtë, por çfarë më intereson është të fitoj tituj me Real Madridin”, ka thënë Cristiano.