22-vjeçari është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të zëshme janë Barcelona dhe Manchester City që ka ofruar më shumë.
Mirëpo, kiliani ëndërron të luajë për Blaugranët dhe nuk dëshiron ta humbë këtë rast duke u transferuar në Angli.
“Ose është Barcelona, ose do të qëndroj (te Udinese)”, ka thënë Sanchez, ndërsa citon El Mundo Deportivo.





