“Nëse largohem nga Barcelona, do të ishte për t’u kthyer në Argjentinë dhe atje do të pensionohesha”, ka thënë Messi për El Pais.
I pyetur nëse do të ndiqte hapat e Luis Figos dhe Ronaldos dhe t’i bashkohet rivalit Real Madrid, argjentinasi është përgjigjur: “Jo nuk do ta bëja, madje nuk do të shkoja askund tjetër (në Evropë). Jam shumë i lumtur tash te Barcelona. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe dua të qëndroj këtu derisa të kthehem në Argjentinë”.





