Thiago Silva: Jam i lumtur te Milani

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka thënë se Barcelona nuk ka bërë ndonjë kontakt zyrtar me të për shëbimet e tij, përderisa deklaron se është i lumtur te kampioni i Italisë.
“Është e pa mundur që të mos dëgjosh këto tregime, unë jam në dijeni për to. E vërteta është se asgjë konkrete nuk ka ardhur në adresë timen. Unë jam shumë i lumtur te Milani. Nëse nuk do të kisha qenë i lumtur nuk do të rinovoja deri në vitin 2016”, ka thënë Silva.

Ishte thënë se Thiago Silva shfrytëzoi interesimin e Barcelonës për të detyruar klubin t’ia ngrisë pagën.