Pasi bëri të ditur se është në kontakt me trajnerin argjentinas, Massimo Moratti duket se është refuzuar nga Marcelo Bielsa për ta zëvëndësar Leonardon. Interi bëhet klubi i tretë që refuzohet nga Bielsa, pas Romës dhe Sevillës.
Tani drejtuesit e Interit gjenden në rrugë qorre pasi nuk e dinë as vet se kë ta punësojnë për trajner. Gazeta portugeze Record shkruan se Interi po interesohet edhe për trajnerin e Portos, Villas Boas, por pohon se marrëveshja e mundshme është e vështirë për t’u arritur, pasi “Mourinho i dytë” ka një klauzolë prej 15 milionë eurosh në kontratën e tij.





