“Të shohim çfarë do të ndodhë në tregun e transferimeve. Ne kemi 45 milionë euro të planifikuara, por mund të shpenzojmë edhe të holla të planifikuara për vitin e ardhshëm. Guardiola ka preferancat e tij, por ai nuk flet për emra, ai flet për pozicione të cilat duhet të forcohen”.
“Fabregas? Besoj se ai do të dëshironte të na bashkohej, ashtu sikurse shumë lojtarë të tjerë, por ne nuk do të paguajmë shuma të çmendura. Vitin e kaluar kemi ofruar 40 milionë euro për Cesc, këtë sezon vlera e tij është më e vogël. Çfarë do të ofrojmë varet edhe nga paga e tij. Klube si Chelsea dhe Manchester City janë duke e nxehur tregun, pasi po ofrojnë pa sens”, ka thënë Rosell.





