Vendimin e pa zakontë e komunikoi presidenti i UEFA-s, Michel Platini, përderisa bëri të ditur se finalja e Europa League do të mbahet në Amsterdam Arena, kurse Superkupa e Evropës do të zhvillohet në stadiumin Eden të Pragës – bëjmë fjalë për vitin 2013.
“E themeluar në vitin 1863, Federata Angleze e Futbollit (FA) është federate më e vjetër dhe në vitin 2013 feston 150 vjetorin. Duke parë natyrën e pa zakontë të këtij momenti historik në lojën tonë të bukur, dhe fakti se po festojmë 150 vjet futboll të ligjshëm, e kemi ndier obligim që t’i ndihmojmë FA ta festojë në mënyrë të veçantë këtë përvjetor. Për këtë arsye kemi vendosur të kthehemi në Wembley, shtëpinë e futbollit anglez”, sqaroi Platini.
Finalja e vitit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve mbahet në Allianz Arena të Munichut.





