Robinho, edhe ky një ish-lojtar i Santosit, është pyetur për të ardhmen e sulmuesit brazilian si dhe të bashkëlojtarit të tij Ganso, dhe përderisa i sheh ata në Evropë në të ardhmen, Robinho ka frikë se Neymar mund të jetë lojtar i Barcelonës.
“Paramendojeni Neymar duke luajtur për Barcelonën, me Lionel Messin dhe David Villan. Oh Zot!. Që ata të përmirësohen, duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur, pasi ata ndoshta duhet ta ndryshojnë mënyrën e lojës”, potencoi Robinho.