Chiellini: Juve ka nevojë për lojtarë që bëjnë dallimin

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka dhënë mendimin e tij se Juve ka nevojë për disa lojtarë të cilët mund të bëjnë dallimin në fushë, por ka shtuar se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha.
Gjiganti italian pati një sezon të dështuar duke qenë larg garës për Skudeton dhe madje duke dështuar të kualifikohet për në garat evropiane.
“Me qëllim që ta përmirësojmë ekipin tonë, ne kemi nevojë për lojtarë të cilët mund ta bëjnë dallimin. Ne tashmë kemi ndryshuar shumë aspekte dhe nuk mendoj se ndryshimi i krejt situatës do të ishte gjëja e duhur”, ka thënë Chiellini.