Nadal në gjashtë edicionet e fundit në Roland Garros ka pësuar vetëm një humbje, duke realizuar 43 fitore dhe duke iu afruar rekordit të Bjorn Borgut që ka gjashtë tituj të French Open. Megjithatë, Murray e sheh veten fitues në duelin gjysmëfinal.
“Ndjej se mund ta bëj atë. Thjeshtë duhet të sigurohem se të premtën do ta luaj tenisin tim më të mirë. Unë duhet të luaj një ndeshje shumë të qëndrueshme dhe të jem mentalisht i fortë. Taktikisht, unë do të duhet të jem shumë mirë”, theksoi Murray.
Murray dhe Nadal janë takuar 14 herë më parë, me spanjollin që ka fituar në 10 përballje, duke përfshirë edhe gjysmëfinalen dramatike të ATP World Tour finals në nëntor.





