Real Madridi dhe Benfica kanë negociuar ditëve të fundit për transferimin e mbrojtësit dhe siç duket këtyre negociatave u ka ardhur fundi, me skuadrat të cilat janë pajtur për një shumë prej 22 milionë eurosh, përkundër faktit se klubi portugez kërkoi 30 milionë euro.
Coentrao ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e tij me Real Madridin, por vazhdimisht ka shprehur dëshirën për të kaluar në Bernabeu dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.
Coentrao do të jetë transferi i katërt për këtë verë i Real Madridit, ende pa filluar mirë afati kalimtar veror, pasi më parë Los Blancos transferuan Nuri Sahin, Hamit Altintop dhe Jose Callejon.





