Moratti: Eto’o është sikur Messi

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për rëndësinë që ka Samuel Eto’o për klubin nga Meazza, duke thënë se kamerunasi është po aq i rëndësishëm sa Lionel Messi për Barcelonën.
“Mendoj se të tjerët nuk do të ofendoheshin po që se do të thosha se Eto’o ishte protagonisti i vërtetë i sezonit tonë. Ai ka punuar aq shumë, sa që largimi i tij do të ishte sikur ta largosh Lionel Messin nga Barcelona, e cila pa atë nuk do të kishte fituar tërë këto tituj”.
“Sezoni ynë merr notën shtatë nga dhjetë, përndryshe ishte vit i shkëlqyer. Por, ne interistët kurrë nuk mund të jemi të kënaqur sepse ekziston rivalitet me të tjerët dhe prandaj ne gjithmonë duam të fitojmë. Sidoqoftë, sezoni shkoi mirë, përkundër asaj që ndodhi në fillim”, ka thënë Moratti.