Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi i vetëm në ndeshjen ku Real Madridi e mposhti Barcelonën për ta fituar Kupën e Mbretit. Sergio Ramos ishte mallëngjyer aq shumë, sa që gjatë festimeve trofeu i kishte rënë nga dora për t’u dëmtuar më pas nga autobusi i festimeve.
Real Madridit i është ofruar një kopje e trofeut, ndërsa origjinali, bazamenti i të cilit është i dëmtuar, është dërguar në muzeun e Federatës Spanjolle të futbollit.
Reali e fitoi për herë të parë Kupën e Mbretit pas plot 18 vitesh.





