“Nuk mund të fitosh tituj me futboll të orientuar kah rezultati dhe kjo është e qartë që nga viti 2008. Edhe para Botërorit kam thënë se nuk do të ketë kampion i cili do të tentojë ta shkatërrojë lojën e kundërshtarit, apo të fitojë në ndonjë mënyrë tjetër. Këto ekipe nuk shkojnë larg”.
“Ne gjithmonë kemi dashur të fitojmë titullin. Por, e kam thënë se ne kemi fituar simpatinë e miliona njerëzve me futbollin atraktiv dhe kjo është me rëndësi”, potencoi Loew.





