Interi në pole për Sanchez

Interi është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e anësorit të Udineses, Alexis Sanchez, gjithnjë sipas mediumeve italiane.
Sportmediaset shkruan se Interi tashmë ka bërë një ofertë prej 18 milionë eurosh plus shërbimet e Marigas apo Davide Santonit.
Përkundër dëshirës së lojtarit për të kaluar te Barcelona, duket se Interi është favorit, megjithëse Udinese nuk do të heqë dorë aq lehtë nga kërkesat e veta prej 30 milionë eurosh.