Konfirmohet lufta Inter - Juventus për Bastos

Juventusi ka bërë ofertë konkrete për Michel Bastos, por edhe Interi ka shprehur interesim për shërbimet e tij, gjithnjë sipas agjentit të mbrojtësit të Lyonit.
24 vjeçari Bastos ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2013, por me klubet italiane që kërkojnë shërbimet e tij, ka gjasa që ai të largohet nga klubi francez. Dhe, interesimi i Interit vjen si befasi e dorës së parë, pasi vetëm Juventusi konfirmoi në të kaluarën dëshirën për ta pasur Bastos në skuadër.
“Unë konfirmoj interesimin e Interit për Bastos, por Bianconerët kanë bërë hapin e parë, kanë prezantuar ofertën konkrete. Ai nuk ka ndonjë preferencë mes Interit apo Juventusit. Atij i pëlqen futbolli dhe dëshiron të luajë”, ka thënë agjenti Emmanuel Kerchove.