Goli i Zidanes, më i miri në histori

Goli më i mirë i të gjitha kohërave? Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se ishte një volej sublim i klasit më të lartë i cili e bëri Real Madridin kampion të nëntëfishtë evropian.
Zinedine Zidane e shënoi golin e famshëm në finalen e Ligës së Kampionëve në Glasgow në vitin 2002. Legjenda franceze kaloi te Reali në vitin 2001 nga Juventusi për një shumë që atëkohë ishte rekord – 75 milionë euro.
“Goli i shënuar në Glasgow është më i miri në histori. Ai na e siguroi titullin e nëntë dhe nuk kam dyshim se do ta fitojmë edhe të dhjetin. Më kujtohet se transferi i Zidanes ishte zgjedhje strategjike në vitin 2000 dhe për mua u bë fiksim”, theksoi Perez gjatë lansimit të biografisë së Zinedine Zidanes.