Juve duhet të paguajë €20M për Ogbonnan

Torino u ka thënë drejtuesve të klubit rival Juventus se duhet të paguajnë 20 milionë euro nëse dëshirojnë shërbimet e Angelo Ogbonnas.
Mbrojtësi 23-vjeçar kërkohet nga trajneri i Bianconerëve, Antonio Conte, mirëpo drejtuesit e skuadrës aktuale nuk do ta shesin për pak para.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka bërë krahasim në mes të Andrea Ranocchias së Interit dhe Ogbonnas, duke thënë se futbollisti i tij kushton 20 milionë euro.