Muajin e kaluar Napoli i ofroi sulmuesit uruguaian një ofertë të re, e cila do ta mbajë atë në skuadër deri në vitin 2015, ndërsa tani De Laurentiis ka konfirmuar se nuk është i interesuar të heqë dorë nga sulmuesi kryesor.
“Do të duhet të ma heqin licencën e presidentit nëse e shes Cavanin më pak se 100 milionë euro”, ka thënë De Laurentiis për Radio Marte.