Vjehrrat apo Rejat, Luftë e pafund

artikuj
 




















Reja mendon se ajo ka përparësi të ulet afër burrit të sajë ndërsa vjehrra duhet të ulet mbrapa në ulëset e pasme të veturës.


Autor: Mr. Avdyl Rrahmani

Në shtëpitë ku ka vjehrra, vërehet se synohet nga ato që ta kanë në duart e tyre zotësinë e shtëpisë. Një dukuri e tillë pothuajse është prezent në të gjitha shtëpitë.
Ato femra të cilat ende nuk janë bërë vjehrra, ato edhe nuk ndiejnë ndonjë detyrim i cili duhet t’i pret në të ardhmen.
Ka gra të tilla të cilat janë të angazhuara në punë jashtë shtëpisë dhe as që u shkon mendja se ato një ditë do të plaken dhe do të bëhen vjehrra. Kjo vlen vetëm për ato gra të cilat kanë fëmijë, qofshin fëmijët e tyre djem ose vajza. Sepse edhe ato të cilat kanë vajza, një ditë do të kenë dhëndurë e kjo nënkupton se ato do të bëhen vjehrra.
Mos u çudit, nga ky shkrim që unë e paraqes këtu, sepse vërtetë ajo që më nxiti të shkruaj në këtë drejtim, është; se ekzistojnë probleme të shumta të cilat shkaktojnë çrregullime të mëdha në familje, ndërsa shkak i këtyre problemeve janë marrëdhëniet e këqija që ka vjehrra me renë e saj.
Këto probleme rrjedhin nga asgjëja ose thënë më mirë rrjedhin nga mosrespektim i resë për vjehrrën ose anasjelltas. Për shembull; po që se djali dëshiron t’i vizitoj të afërmit e tij dhe marrin udhëtimin me nënën dhe nusen e tij, lind problemi se cila prej tyre duhet të ulet në ulësen e parë të automjetit, vjehrra apo reja?. Gjithnjë po flasim në prizmin e mentalitetit dhe jetës që zhvillohet në Kosovë.
Reja mendon se ajo ka përparësi të ulet afër burrit të sajë ndërsa vjehrra (nëna e burrit) duhet të ulet mbrapa në ulëset e pasme.
Mendoj se nuk është fare e udhës që nusja të mendoj kështu dhe se do të ishte jo e logjikshme që djali ta ulë nënën e tij në ulësen mbrapa kur ajo e rriti dhe e edukoj me edukimin më të mirë, ndërsa nusja të ulet në ulësen e parë të veturës.
Rejat të cilat mendojnë kështu u mungon edukimi, sepse ky lloj i të menduarit nuk sjell kurrfarë dobie as për renë dhe as për burrin.
Përkundrazi, sjell vetëm dëm dhe çrregullim në marrëdhëniet bashkëshortore dhe se dashuria dhe respekti që ka burri ndaj nuses së tij ajo vjen duke u zbehur mu për shkak të sjelljeve të këqija të nuses me vjehrrën.
Prej këtu, këshillojmë se nëse nusja dëshiron të ketë jetë të lumtur dhe suksese në jetën bashkëshortore atëherë, duhet ta respektoj vjehrrën, sepse po që se e respekton atë në realitet ajo e ka respektuar burrin e sajë.
Përpiqu t’i thuash fjalë të mira dhe të buta dhe ofroja mundësinë, që në ndeja dhe vizita të hyjë dhe të dalë ajo para teje. Të paktën ajo meriton një respekt të tillë. Ajo është që e lindi, e rriti dhe e edukoi djalin të cilin tani ti e do shumë.
Mendo pakë më larg, kur edhe ti, do të vjen koha të bëhesh vjehërr, e reja jote do të sillet mu ashtu siç je sjellur ti me vjehrrën tënde.