Braziliani ka luajtur 16 ndeshje për klubin që kur u transferua në fillim të vitit nga Milani dhe ka qenë shtyllë e ekipit që i solli fitoren ndaj Vasco da Game.
“Jam shumë i lumtur këtu. Që kur kam arritur kam ndjerë një atmosferë të veçantë në klub dhe në qytet. Bashkëlojtarët, trajneri, fansat dhe drejtorët më kanë trajtuar shkëlqyeshëm”.
“Është e pamundur të jesh i pakënaqur duke luajtur në Flamengo, për shkak të gjithçkaje që klubi prezanton, Tashmë e kam fituar titullin e parë këtu dhe punojmë për më shumë”, ka thënë Ronaldinho.





