United ka shansin të fitojë dy trofe këtë sezon të cilat do të varen kryesisht nga dy derbit, ai i fundjavës përballë Chelseat dhe ai i 28 majit kundër Barcelonës.
“Ndeshja më e rëndësishme tash është kundër Chelseat, jo Barcelonës. Do të jetë shumë vështirë. Por luajmë në shtëpi dhe kemi përvojë të mirë kundër tyre. E dimë se nëse duam ta fitojmë ndeshjen, duhet të luajmë me vetëbesim. Rezultati kundër tyre në Ligën e Kampionëve ishte shumë i mirë. Mendoj se kjo na jep një përparësi psikologjike”.
“Duhet vetëm të përqendrohemi në futbollin tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nëse e bëjmë këtë, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, kjo do të jetë një përparësi e madhe për ne. Do të jemi edhe më afër titullit. Kemi një shans të madh”, ka thënë Nani.





