“Kiço Mustaqi, ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve”, është libri më i fundit i shkrimtarit Albert Zholi, që i kushtohet njërës prej figurave më të rëndësishme të regjimit komunist. I privilegjuar nga rasti dhe rrethanat, Kiço Mustaqi, djaloshi me origjinë greke, mbriti në majat më të larta të ushtrisë e të udhëheqjes plotike të vendit, duke shkruar një histori sa të çuditshme, aq edhe të pazakontë. E bekuar nga Enveri, kreshentua e karrierës së tij, ndërpreu shkëlqimin e vet në kapërcyllin e sistemit, duke e transformuar kreun e mbrojtjes së vëndit në rojen e një fabrike në Athinë. I rikthyer në Tiranë, pas gati dy dekadash mërgimi, Kiço Mustaqi mendon se është koha të shkruajë e dëshmojë për jetën e tij ashtu siç ka rrjedhur, duke besuar se ka shumë për të thënë e për të treguar nga ato që shumëkush nuk mundej t’i shihte dot nga kaq afër. Vitet në krahë të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Ramiz Alisë e Prokop Murrës, ishin sa të lavdishme dhe tronditëse, me të papritura e kurthe që fshinin si me magji njerëz të fuqishëm, që deri dje kishin bërë histori në krye të shtetit. Kiço Mustaqi kreu për tetë vjet me radhë detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshmë, pas një karriere të suksesshme gati në tërë gjeografinë e Shqipërisë. Nga korriku 1990 e deri në prill 1991 ishte ministër i Mbrojtjes, periudha më e vështirë kjo e ushtrisë shqiptare, që përkon me ndërrimin e sistemeve. Në vitin 1993 doli në pension dhe u largua drejt Greqisë, si shumë shqiptarë të tjerë, në kërkim të një jete më të mirë. Për vite me radhë ka jetuar mes Tiranës dhe Athinës, por së fundi është kthyer në rezidencën e vjetër. Ka ndërruar Athinën me Tiranën edhe pse në xhepin e brendshëm mban një pasaportë ku shkruhet “ÅëëÜäá”. “Me pasaportë shqiptare apo greke, shprehet Mustaqi, unë jam një qytetar i lirë…”
Peca, vendlindja
Peca, vendlindja ime, është një fshat i vogël në Shqipërinë e Jugut, i cili gjendet pas Qafës së Muzinës dhe kryqëzimit të rrugëve nacionale Sarandë-Delvinë. Shtrihet mes kodrash të bukura, ku gjelbërimi nuk largohet në asnjë stinë. Pak më poshtë fshatit gjendet një ndër mrekullitë e ujëdaljeve apo burimeve madhore të Shqipërisë, “Syri i Kaltër”, sot një pikë turistike. Në vitet e vegjëlisë, s’kisha mundur të shkoja asnjëherë në Sarandë apo Delvinë, edhe pse për bukurinë e tyre dëgjoja çdo ditë. Aso kohe fëmijët nuk lëviznin prej fshatit, por edhe të rriturit e gjezdisur dhe që kishin parë botë, ishin të paktë. Jeta e tyre ish e thjeshtë, e lidhur aty rreth e rrotull shtëpisë, pas tokës, bimëve dhe bagëtisë. Delvina dhe Saranda ishin aq afër, po atëherë ngjanin si në fund të botës dhe mua më dukej një ëndërr magjepsëse ideja se një ditë mund t’i shihja me sytë e mi.
Vitet e luftës
Fshati Pecë është ndër fshatrat që u lidh shumë ngushtë me Luftën Nacionalçlirimtare. Idetë komuniste u përhapën shumë shpejt, ndoshta edhe nga që xhaxhai im Andoni, që punonte në Durrës u dërgua të përcillte këto ide në zonën e minoritetit të Delvinës. Nga ky fshat i vogël me 40-45 shtëpi (atëherë), dolën shumë vajza e djem partizan. Gjithmonë e kam patur për nder dhe jam krenar që jam nga ky fshat. E aq me tepër për xhaxhain tim Andonin (ndjetë pastë) që mori pjesë në këtë luftë. Në luftë mori pjesë dhe motra ime Eleni, që u martua me partizanin Sali Pronjari. Kushërira ime e parë, Kleopatra që u martua me Llambi Premtin (partizan). Pikërisht nga këto qëndrime fshati u dogj nga gjermanët. Kur forcat gjermane filluan djegiet ne u hodhëm në fshatin Krongj, përballë Syrit të Kaltër për t’i shpëtuar rrezikut. Por dhe këtu provuam bombardimin me artileri të gjermanit. Isha vetëm 6 vjeç. Mbaj mend që na futën në qilarë dhe për mua, me që mbeta djalë i vetëm pas 4 motrave, tregohej një kujdes i skajshëm. Aq shumë e kishin mendjen tek unë sa që motra e vogël Katerina mbeti në katin e dytë, lozte me xhamat e thyer dhe aty nga fundi i bombardimeve u kujtuan për të. Mua më mbulonte nëna me trupin e saj për të më shpëtuar. Kushëriri im Koço Korini humbi gjysmën e veshit në luftë (ndjesë pastë, më vonë ishte mjek në spitalin Ushtarak). Situata pas mbarimit të Luftës u bë edhe më e rëndë, sepse u shtuan djegia e shtëpisë, grabitja e bagëtive e të tjera vuajtje, por diçka u lehtësua se morëm pak tokë nga reforma agrare. Rreth 2-3 vjet qëndruam në shtëpitë e Rexhatëve, ato nuk ishin djegur. Pas çlirimit babai filloi të shtonte bagëti (dele, dhi, lopë) bletë dhe nga që i donte shumë e i kulloste mirë, ato shtoheshin . Aty nga viti 1950-1952 kishim rreth 35-40 kokë dhi e dele, 5 – 6 lopë etj.
Në shkollën e Kuçovës
Në mes të kësaj varfërie, nën dritën e kandilit e të pishës kaluam shtatë klasat e shkollës. Sapo dilnim nga shkolla do vërshonim drejt lopëve apo shelegëve, prandaj dhe përpjekjet tona më të mëdha u bënë për një jetë më të mirë, përpjekje që synonin për t’u larguar nga fshati. Koncepti i babait ishte ndryshe. Ai mendonte dhe më thoshte mos ik nga fshati, se këtu është pasuria. Ja u bë një luftë, çfarë do të hani në qytet? Çdo gjesh në fshat atëherë, kur nuk ke lënë një bazë? Këto mendime nuk janë fare pa baza se nja dy fshatarët e mi që para lufte (1939) kishin shkuar në Athinë, pas disa vitesh, nga papunësia e uria u kthyen në fshat. Ata kishin pak prona. (Por po të mendojmë këtë tani, me ligjin 7501, çfarë do të gjejmë ne po të kthehemi në fshat?! Këto nuk i kupton njeri tani veç atyre që kanë grabitur tokat e të tjerëve.) Mirëpo duke patur këtë koncept babai vetëm me fjalë më thoshte, mos ik nga fshati, por as më ndihmonte, as më rrihte të mendoja ndryshe se kishte dhimbjen e thellë të Mihalit që vdiq. Në këto kushte unë vetë në moshën 10-13 vjeç shkoja dhe vija në këmbë nga fshati në Delvinë e pastaj në Sarandë me lutje e letra nëpër duar për t’u shkolluar. Me ndihmën e xhaxha Andonit, pas 3 vjetëve na u aprovua 10 djemve të fshatit bursa që të shkonim në një shkollë teknike në Qytetin Stalin (Kuçovë).
Rruga për oficer
Në Kuçovë më z
uri mosha, kur më kërkuan për ushtar. Meqenëse plotësoja kushtet, nga dega ushtarake e Beratit mu bë thirrja për në Shkollën e Bashkuar. Nuk kam patur ndonjë nostalgji për ushtarak. Presionet e prindërve dhe të shoqërisë në Kuçovë i kisha që të mos shkoja për oficer. Pastaj ai 6001-njëshi i 1956-s, e bëri të pasigurt rolin e oficerit. Kjo pasiguri ndihej kudo, prandaj dhe kisha shumë kërkesa e lutje nga shoqëria e prindërit të mos shkoja. Në këto rrethana mendova se Dega Ushtarake mund të hakmerrej për mospranimin dhe më këpuste një e në kufi ose në flotë dhe nuk më ndahej 3-vjeçari në ushtri. Kështu që mendova, se në shkollën e Bashkuar do të jem në mes të Tiranës, ku në fund të shkollës mbetem në klasë dhe kthehem andej nga erdha. Por më shkonte në mendje edhe për tek TEC-i i Tiranës. Mirëpo aty nga mesi i vitit të parë mendova ndryshe. Po të ngelesha në klasë, shokët, fshatarët do thoshin, shkoi dhe Kiçua për oficer, por mbeti në klasë… I shkreti, vetëm për punëtor bën ai ose të kullosë delet në fshat. Vendosa… Dreqi ta hajë do durojë çdo vështirësi dhe po u bë ndonjë 6001-sh, tjetër (u bë 900 -ësh në 1966) TEC-et në vend janë. Ndoshta (më kaloi ndër mend) mund të më çojnë atje nga ku erdha. Në këtë mënyrë ju futa mësimeve dhe përpjekjeve për të dalë oficer. Më pëlqenin degët profesionale si në transport, në tanke por ato u plotësuan e aty shkuan ata që kishin ndonjë mik. Përpjekjet për to më shkuan kot, sepse vija nga profesion mekaniku. Por në këto degë lëvronte miku. Miku.. Ku kisha mik unë i gjori, biri i një fshatari, që as emri si dihej? Dy muajt e parë bëmë punime e riparime në shkollë. Në kohën e lirë shikonim më të vjetrit, që stërviteshin nëpër vegla. Habitesha me zhdërvjelltësinë e tyre. Kjo më nxiti dëshirën për t’u marrë me fizkulturë dhe me sporte. Shfrytëzoja çdo pushim mësimi e studimi vetëm për kalitje fizike. Nuk më pëlqenin njerëzit që sa hipnin në vegla binin për tokë. Kjo më dukej si më e vështira, por me përpjekje gjithë studimet e stërvitjet i përfundova me sukses.
Beg Tena, idhulli im
Idhulli im në Shkollën e Bashkuar ishte Beg Tena, një djalë i ri i drejtë i pashëm, korrekt i përgatitur shumë mirë, kërkues i madh, serioz, me edukatë, i përpiktë në rregullat ushtarake, që tre vjetët e shkollës me cilësinë e komandantit të togës na rrinte pranë nga zgjimi deri sa na zinte gjumi. Atëherë kisha dashur të merrja çdo gjë prej tij por nuk munda. Por një pjesë munda t’ia “vidhja”. Edhe sot i heq kapelën dhe përkulem në shenjë respekti para tij. Unë ruaj konsiderata të veçanta për Q. Kapisuzin, Enver Begën, Shefin e Shtabit, M. Mishaxhiu, Andon Llaçin. Kujtoj Hasan Xhemon zëvendës komandantin e togës, Panajot Pullën, një djalë i shkëlqyer, i zgjuar, i guximshëm e me kurajë, me të cilin jetuam për tre vjet në një skuadër etj. Mes këtyre shokëve të etur për dije, plot vullnet dhe pasion për punën, unë mora shumë gjëra që më vlejtën në jetë. E sot ndjej respekt e mirënjohje të veçantë për ta.
Pas diplomimit në Shkollën e Bashkuar
Në vitin 1960 e mbyllëm betejën me shkollën e bashkuar “Enver Hoxha” dhe na u hap rruga për të shërbyer në ushtrinë popullore si oficer. Fillimisht në shtator të vitit 1960 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Ballukut, emërohem komandant toge në regjimentin e motorizuar me komandant kompanie Xhemil Beqo dhe Adem Shishka, komandant batalioni. Tre muaj punova në këtë repart, pastaj mora transferimin tjetër. Por dhe në këto tre muaj mësova se si të normoj punën nga komandant Adem Shishka. Fillimisht bëmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri stërvitor. Me ushtarët e togës do zbukuronim një pjesë të sheshit të repartit me plisa që i prisnim larg rreth 200 m. Me sy u caktova si normë 40 plisa çdo ushtari, atë normë që ata e plotësuan për tre orë. Kërkuan pushim për tre orët e tjera. Të nesërmen u dhashë dyfishin. Por në atë moment zbriti komandanti i batalionit A. Shishka. Pasi i raportova, ai më thotë: Jo nuk caktohet ashtu norma, prandaj do marrësh ushtarët me mjetet e punës të shkosh tek vendi i nxjerrjes, të kthehesh këtu e të vendosim përsa minuta do ta bëjnë, vajtje-ardhje. Pastaj lëru dhjetë minuta pushim në çdo orë dhe del norma. Ushtarët e dëgjuan dhe megjithëse ecnin ngadalë na doli që secili për gjashtë orë stërvitje (punë) të transportonte 170 copë nga 40 që u kisha caktuar unë. Edhe sot nuk e harroj metodën e normimit të punëve dhe bashkë me të Adem Shishkën.
Në Tropojë.
Pas mbarimit të Akademisë, fundi i vitit 1966 dhe fillimi i vitit 1967 më gjeti pikërisht si oficer në Tropojë. Dy vjetët e para isha në detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës Sulmuese dhe në vitet 1968-1969 me detyrën e komandantit të po kësaj Brigade, pasi u largua ish komandanti Ibrahim Çela. Brigada thuajse ishte në formim e sipër, sepse forcat e saj po zëvendësoheshin me kontingjente të reja për të përballuar stërvitjet e sforcuara dhe në kushte shumë të vështira të terrenit e të motit. Këto njësi ushtarake u vendos që të bënin programin e zbuluesve Një batalion e kishim në Cernicë afër Bajram Currit, një në Lekbibaj dhe tjetri në Iballë të Pukës. Në këto dy të fundit shkohej në këmbë, sepse nuk kishte rrugë makine. Ato tre vjet që punova në Tropojë nuk mbaj mend që të kishim ndonjë dimër pa dëborë (nga fundi i tetorit deri në mars) prandaj dhe ishim të detyruar që të vepronim në këto kushte të vështira. Si rregull në çdo stërvitje batalioni, që bëhej shtatë ditë rresht në dimër e shtatë ditë në behar, do të shkonim gjithë oficerët e brigadës dhe secili prej nesh ishte çdo ditë pas një toge apo kompanie duke zhvilluar stërvitje. Në darkë dhe gjatë natës me dëborë kishim të drejtë të ndiznim zjarre dhe të flinim bashkë me ushtarët rezervist vetëm me kapotë. Batanija dhe çadrat na ndaloheshin. Këto rregulla i zbatonim një për një, na dukej sikur syri i ministrisë po na shikonte neve. Nuk e di se nga na vinte kjo ndërgjegje në mes të gjithë këtyre vështirësive, por mendoj se edhe nga kërkesa e komandantit Ibrahim Çela, e komisarit Meto Metaj, të cilët pa fjalë shumë por në mirëkuptim dhe me shembullin, e tyre vepronin si shokë, pa asnjë privilegj më tepër për vete. Si ushtari dhe oficeri njëlloj. Në fund të stërvitjeve do të shkonim në shtëpitë tona me buzët e çara e zërat e ngjirur nga të ftohtit. Para stërvitjes së çdo batalioni detyrimisht do të merrte pjesë komandanti ose shefi i shtabit të Brigadës për të ndjekur stërvitjen nga afër. Veçoria tjetër është se do marshoje në këmbë 4-5 orë e më shumë në dëborë e në të ftohtin e madh. Kur kishte shumë dëborë merrnim shoqërues edhe 2-3 rezervistë për të çarë me radhë dëborën. Asnjëherë për shkaqet e këtyre vështirësive, nuk është anuluar ndonjë stërvitje, por dhe asnjëherë nuk ka mbetur pa pjesëmarrjen tonë.
Në Vaun e Dejës.
Në verën e vitit 1969, me vendim të sekretariatit të KQPPSH, emërohem komandant i Brigadës të Këmbësorisë në Vaun e Dejës, Shkodër. Meqenëse nga vjeshta do të kishte stërvitje komanda shtabi nga MMP, Tefik Ruçi, komandanti i Korpusit të Shkodrës, një njeri kërkues, i aftë teorikisht e praktikisht, që njihte mirë stërvitjet e mëdha e të vogla do t’u dilte situatave të ardhshme përpara, duke provuar komandat e shtabet. Ai mbërriti në Tropojë, më bëri komunikimin e emërimit tim, më mori me vete në makinën e tij dhe aty për aty në një copë letër formuloi detyrën e Brigadës Këmbësorisë të Tropojës, i dha alarmin e i dërgoi detyrën. Priti sa u ngritën çadrat e para, u informua shkurt nga komanda e shtabi, i la të vazhdonin detyrën dhe u nisën për në Brigadën e Këmbësorisë në Kukës. Njësoj si në Tropojë, në makinë brenda formuloi detyrën dhe veproi si me brigadën e Tropojës. Brenda natës të njëjtën gjë bëri dhe me shtabin e BrK të Vaut të Dejës, e cila u vendos në një pyll të vogël mbi kodrat e Vaut të Dejës. Bashkë me Tefikun marshuan nga Kukësi në shtabin e brigadës, bëri prezantimin tim, mori raportimet e para dhe na la të vazhdonim zgjidhjen e detyrës deri në fund. Këtë hyrje e bëra për të treguar aftësitë e Tefikut, që përpara një stërvitjeje komando-shtabi nga ministria, për të mos u gjendur në befasi i shkundi njëherë shtabet e tij, për të përgatitur sa të ishte e mundur më mirë dhe sidomos mua që isha i ri në atë detyrë, por dhe ndonjë tjetër që ndërronte brigadën. Në këtë detyrë që vazhdoi deri më 1974 mora ngarkesa më të mëdha si në fushën e stërvitjes ashtu edhe në atë të gatishmërisë në veçanti.
Peca, vendlindja ime, është një fshat i vogël në Shqipërinë e Jugut, i cili gjendet pas Qafës së Muzinës dhe kryqëzimit të rrugëve nacionale Sarandë-Delvinë. Shtrihet mes kodrash të bukura, ku gjelbërimi nuk largohet në asnjë stinë. Pak më poshtë fshatit gjendet një ndër mrekullitë e ujëdaljeve apo burimeve madhore të Shqipërisë, “Syri i Kaltër”, sot një pikë turistike. Në vitet e vegjëlisë, s’kisha mundur të shkoja asnjëherë në Sarandë apo Delvinë, edhe pse për bukurinë e tyre dëgjoja çdo ditë. Aso kohe fëmijët nuk lëviznin prej fshatit, por edhe të rriturit e gjezdisur dhe që kishin parë botë, ishin të paktë. Jeta e tyre ish e thjeshtë, e lidhur aty rreth e rrotull shtëpisë, pas tokës, bimëve dhe bagëtisë. Delvina dhe Saranda ishin aq afër, po atëherë ngjanin si në fund të botës dhe mua më dukej një ëndërr magjepsëse ideja se një ditë mund t’i shihja me sytë e mi.
Vitet e luftës
Fshati Pecë është ndër fshatrat që u lidh shumë ngushtë me Luftën Nacionalçlirimtare. Idetë komuniste u përhapën shumë shpejt, ndoshta edhe nga që xhaxhai im Andoni, që punonte në Durrës u dërgua të përcillte këto ide në zonën e minoritetit të Delvinës. Nga ky fshat i vogël me 40-45 shtëpi (atëherë), dolën shumë vajza e djem partizan. Gjithmonë e kam patur për nder dhe jam krenar që jam nga ky fshat. E aq me tepër për xhaxhain tim Andonin (ndjetë pastë) që mori pjesë në këtë luftë. Në luftë mori pjesë dhe motra ime Eleni, që u martua me partizanin Sali Pronjari. Kushërira ime e parë, Kleopatra që u martua me Llambi Premtin (partizan). Pikërisht nga këto qëndrime fshati u dogj nga gjermanët. Kur forcat gjermane filluan djegiet ne u hodhëm në fshatin Krongj, përballë Syrit të Kaltër për t’i shpëtuar rrezikut. Por dhe këtu provuam bombardimin me artileri të gjermanit. Isha vetëm 6 vjeç. Mbaj mend që na futën në qilarë dhe për mua, me që mbeta djalë i vetëm pas 4 motrave, tregohej një kujdes i skajshëm. Aq shumë e kishin mendjen tek unë sa që motra e vogël Katerina mbeti në katin e dytë, lozte me xhamat e thyer dhe aty nga fundi i bombardimeve u kujtuan për të. Mua më mbulonte nëna me trupin e saj për të më shpëtuar. Kushëriri im Koço Korini humbi gjysmën e veshit në luftë (ndjesë pastë, më vonë ishte mjek në spitalin Ushtarak). Situata pas mbarimit të Luftës u bë edhe më e rëndë, sepse u shtuan djegia e shtëpisë, grabitja e bagëtive e të tjera vuajtje, por diçka u lehtësua se morëm pak tokë nga reforma agrare. Rreth 2-3 vjet qëndruam në shtëpitë e Rexhatëve, ato nuk ishin djegur. Pas çlirimit babai filloi të shtonte bagëti (dele, dhi, lopë) bletë dhe nga që i donte shumë e i kulloste mirë, ato shtoheshin . Aty nga viti 1950-1952 kishim rreth 35-40 kokë dhi e dele, 5 – 6 lopë etj.
Në shkollën e Kuçovës
Në mes të kësaj varfërie, nën dritën e kandilit e të pishës kaluam shtatë klasat e shkollës. Sapo dilnim nga shkolla do vërshonim drejt lopëve apo shelegëve, prandaj dhe përpjekjet tona më të mëdha u bënë për një jetë më të mirë, përpjekje që synonin për t’u larguar nga fshati. Koncepti i babait ishte ndryshe. Ai mendonte dhe më thoshte mos ik nga fshati, se këtu është pasuria. Ja u bë një luftë, çfarë do të hani në qytet? Çdo gjesh në fshat atëherë, kur nuk ke lënë një bazë? Këto mendime nuk janë fare pa baza se nja dy fshatarët e mi që para lufte (1939) kishin shkuar në Athinë, pas disa vitesh, nga papunësia e uria u kthyen në fshat. Ata kishin pak prona. (Por po të mendojmë këtë tani, me ligjin 7501, çfarë do të gjejmë ne po të kthehemi në fshat?! Këto nuk i kupton njeri tani veç atyre që kanë grabitur tokat e të tjerëve.) Mirëpo duke patur këtë koncept babai vetëm me fjalë më thoshte, mos ik nga fshati, por as më ndihmonte, as më rrihte të mendoja ndryshe se kishte dhimbjen e thellë të Mihalit që vdiq. Në këto kushte unë vetë në moshën 10-13 vjeç shkoja dhe vija në këmbë nga fshati në Delvinë e pastaj në Sarandë me lutje e letra nëpër duar për t’u shkolluar. Me ndihmën e xhaxha Andonit, pas 3 vjetëve na u aprovua 10 djemve të fshatit bursa që të shkonim në një shkollë teknike në Qytetin Stalin (Kuçovë).
Rruga për oficer
Në Kuçovë më z
Beg Tena, idhulli im
Idhulli im në Shkollën e Bashkuar ishte Beg Tena, një djalë i ri i drejtë i pashëm, korrekt i përgatitur shumë mirë, kërkues i madh, serioz, me edukatë, i përpiktë në rregullat ushtarake, që tre vjetët e shkollës me cilësinë e komandantit të togës na rrinte pranë nga zgjimi deri sa na zinte gjumi. Atëherë kisha dashur të merrja çdo gjë prej tij por nuk munda. Por një pjesë munda t’ia “vidhja”. Edhe sot i heq kapelën dhe përkulem në shenjë respekti para tij. Unë ruaj konsiderata të veçanta për Q. Kapisuzin, Enver Begën, Shefin e Shtabit, M. Mishaxhiu, Andon Llaçin. Kujtoj Hasan Xhemon zëvendës komandantin e togës, Panajot Pullën, një djalë i shkëlqyer, i zgjuar, i guximshëm e me kurajë, me të cilin jetuam për tre vjet në një skuadër etj. Mes këtyre shokëve të etur për dije, plot vullnet dhe pasion për punën, unë mora shumë gjëra që më vlejtën në jetë. E sot ndjej respekt e mirënjohje të veçantë për ta.
Pas diplomimit në Shkollën e Bashkuar
Në vitin 1960 e mbyllëm betejën me shkollën e bashkuar “Enver Hoxha” dhe na u hap rruga për të shërbyer në ushtrinë popullore si oficer. Fillimisht në shtator të vitit 1960 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Ballukut, emërohem komandant toge në regjimentin e motorizuar me komandant kompanie Xhemil Beqo dhe Adem Shishka, komandant batalioni. Tre muaj punova në këtë repart, pastaj mora transferimin tjetër. Por dhe në këto tre muaj mësova se si të normoj punën nga komandant Adem Shishka. Fillimisht bëmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri stërvitor. Me ushtarët e togës do zbukuronim një pjesë të sheshit të repartit me plisa që i prisnim larg rreth 200 m. Me sy u caktova si normë 40 plisa çdo ushtari, atë normë që ata e plotësuan për tre orë. Kërkuan pushim për tre orët e tjera. Të nesërmen u dhashë dyfishin. Por në atë moment zbriti komandanti i batalionit A. Shishka. Pasi i raportova, ai më thotë: Jo nuk caktohet ashtu norma, prandaj do marrësh ushtarët me mjetet e punës të shkosh tek vendi i nxjerrjes, të kthehesh këtu e të vendosim përsa minuta do ta bëjnë, vajtje-ardhje. Pastaj lëru dhjetë minuta pushim në çdo orë dhe del norma. Ushtarët e dëgjuan dhe megjithëse ecnin ngadalë na doli që secili për gjashtë orë stërvitje (punë) të transportonte 170 copë nga 40 që u kisha caktuar unë. Edhe sot nuk e harroj metodën e normimit të punëve dhe bashkë me të Adem Shishkën.
Në Tropojë.
Pas mbarimit të Akademisë, fundi i vitit 1966 dhe fillimi i vitit 1967 më gjeti pikërisht si oficer në Tropojë. Dy vjetët e para isha në detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës Sulmuese dhe në vitet 1968-1969 me detyrën e komandantit të po kësaj Brigade, pasi u largua ish komandanti Ibrahim Çela. Brigada thuajse ishte në formim e sipër, sepse forcat e saj po zëvendësoheshin me kontingjente të reja për të përballuar stërvitjet e sforcuara dhe në kushte shumë të vështira të terrenit e të motit. Këto njësi ushtarake u vendos që të bënin programin e zbuluesve Një batalion e kishim në Cernicë afër Bajram Currit, një në Lekbibaj dhe tjetri në Iballë të Pukës. Në këto dy të fundit shkohej në këmbë, sepse nuk kishte rrugë makine. Ato tre vjet që punova në Tropojë nuk mbaj mend që të kishim ndonjë dimër pa dëborë (nga fundi i tetorit deri në mars) prandaj dhe ishim të detyruar që të vepronim në këto kushte të vështira. Si rregull në çdo stërvitje batalioni, që bëhej shtatë ditë rresht në dimër e shtatë ditë në behar, do të shkonim gjithë oficerët e brigadës dhe secili prej nesh ishte çdo ditë pas një toge apo kompanie duke zhvilluar stërvitje. Në darkë dhe gjatë natës me dëborë kishim të drejtë të ndiznim zjarre dhe të flinim bashkë me ushtarët rezervist vetëm me kapotë. Batanija dhe çadrat na ndaloheshin. Këto rregulla i zbatonim një për një, na dukej sikur syri i ministrisë po na shikonte neve. Nuk e di se nga na vinte kjo ndërgjegje në mes të gjithë këtyre vështirësive, por mendoj se edhe nga kërkesa e komandantit Ibrahim Çela, e komisarit Meto Metaj, të cilët pa fjalë shumë por në mirëkuptim dhe me shembullin, e tyre vepronin si shokë, pa asnjë privilegj më tepër për vete. Si ushtari dhe oficeri njëlloj. Në fund të stërvitjeve do të shkonim në shtëpitë tona me buzët e çara e zërat e ngjirur nga të ftohtit. Para stërvitjes së çdo batalioni detyrimisht do të merrte pjesë komandanti ose shefi i shtabit të Brigadës për të ndjekur stërvitjen nga afër. Veçoria tjetër është se do marshoje në këmbë 4-5 orë e më shumë në dëborë e në të ftohtin e madh. Kur kishte shumë dëborë merrnim shoqërues edhe 2-3 rezervistë për të çarë me radhë dëborën. Asnjëherë për shkaqet e këtyre vështirësive, nuk është anuluar ndonjë stërvitje, por dhe asnjëherë nuk ka mbetur pa pjesëmarrjen tonë.
Në Vaun e Dejës.
Në verën e vitit 1969, me vendim të sekretariatit të KQPPSH, emërohem komandant i Brigadës të Këmbësorisë në Vaun e Dejës, Shkodër. Meqenëse nga vjeshta do të kishte stërvitje komanda shtabi nga MMP, Tefik Ruçi, komandanti i Korpusit të Shkodrës, një njeri kërkues, i aftë teorikisht e praktikisht, që njihte mirë stërvitjet e mëdha e të vogla do t’u dilte situatave të ardhshme përpara, duke provuar komandat e shtabet. Ai mbërriti në Tropojë, më bëri komunikimin e emërimit tim, më mori me vete në makinën e tij dhe aty për aty në një copë letër formuloi detyrën e Brigadës Këmbësorisë të Tropojës, i dha alarmin e i dërgoi detyrën. Priti sa u ngritën çadrat e para, u informua shkurt nga komanda e shtabi, i la të vazhdonin detyrën dhe u nisën për në Brigadën e Këmbësorisë në Kukës. Njësoj si në Tropojë, në makinë brenda formuloi detyrën dhe veproi si me brigadën e Tropojës. Brenda natës të njëjtën gjë bëri dhe me shtabin e BrK të Vaut të Dejës, e cila u vendos në një pyll të vogël mbi kodrat e Vaut të Dejës. Bashkë me Tefikun marshuan nga Kukësi në shtabin e brigadës, bëri prezantimin tim, mori raportimet e para dhe na la të vazhdonim zgjidhjen e detyrës deri në fund. Këtë hyrje e bëra për të treguar aftësitë e Tefikut, që përpara një stërvitjeje komando-shtabi nga ministria, për të mos u gjendur në befasi i shkundi njëherë shtabet e tij, për të përgatitur sa të ishte e mundur më mirë dhe sidomos mua që isha i ri në atë detyrë, por dhe ndonjë tjetër që ndërronte brigadën. Në këtë detyrë që vazhdoi deri më 1974 mora ngarkesa më të mëdha si në fushën e stërvitjes ashtu edhe në atë të gatishmërisë në veçanti.
“Si u bllokua radiogrami që i nisa Beqir Ballukut”