Pavarësisht se lëshoi rastin për të fituar trofeun e parë vendor, Xavi mendon se Barca do ta fitojë ligën dhe po ashtu do të eliminojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
“Ky është sporti. Ne treguam veten në këtë ndeshje por ata na goditën me kundërsulme dhe e fituan Kupën. Ne i urojmë ata dhe do të përpiqemi të garojmë në atë që mbetet. Në dhomën e veshjeve ne të gjithë u pajtuam se duhet të vazhdojmë dhe se kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Xavi.





