“Për mendimin tim, kjo ka ndodhur shumë shpesh. Nëse shikoni në të kaluarën tonë, kur ne jemi përpara, kur ne jemi të sigurtë, kur ne i kemi tri pikët në xhep, ne pranojmë gola”.
“Disa prej tyre janë gola palidhje, aspekt në të cilin duhet të punojmë ende. Ne duhet të qëndrojmë pozitivë, por ne duhet që vërtet të kujdesemi më shumë për këtë, pasi është kriminale mënyra se si jemi duke i hedhur pikët”, precizoi Van Persie.





