“Unë jam tifoz i Realit, por unë dua që Barcelona të fitojë. Unë kam qenë dëshmitar i një prej ekipeve më të mira në histori të futbollit, pse do të doja që ata të humbasin? Unë gjithnjë dua që më i miri të fitojë”, theksoi Cappa.
Duke parashikuar organizimin taktik defensiv të së shtunës ndaj Barcelonës në “El Clasicon I”, Cappa nuk pret ndonjë ndryshim në këtë aspekt te Reali, përderisa u tall me strategun portugez.
“Mourinho nuk ka frikë nga humbja, por ai frikësohet më shumë nga një disfatë me katër-pesë gola diferencë”, përfundoi legjenda e Los Blancos.





