Telegraaf shkruan se Sir Alex Ferguson është i vendosur që t’i shkojë deri në fund luftës për firmën e Sneijder, pasi e sheh atë si zëvëndësues të përkryer të Ryan Giggs dhe Paul Scholes.
Nga ana tjetër, mediumet angleze thonë se shumë në transferimin e Sneijder te United do të ndikojë edhe saga transferuese e Carlos Tevez te Interi, për të cilin Nerazzurëve u duhen 40 milionë euro, e që besohet se zi-kaltrit do ta sigurojnë një pjesë të shumës nga shitja e asit holandez.