“Unë jam i ngazëllyer me fitoren në Copa del Rey, është diçka e veçantë. Është triumf fantastik ndaj një ekipi sikurse që është Barcelona”.
“Ne mund t’i eliminojmë ata pas dy ndeshjeve, ne e kemi bërë tashmë këtë. Nuk ka arsye pse të mos i mposhtim edhe në Ligën e Kampionëve, pasi kemi barazuar dhe fituar në dy ndeshjet e fundit. Unë jam këtu për të bërë punën time dhe për të ndryshuar mentalitetin e këtij klubi. Ne kemi filluar ta bëjmë këtë dhe është e kënaqshme, megjithëse është fillimi”, potencoi Mourinho.





