“Ai do të shitet gjatë verës. Ai nuk është lojtari i njëjtë sikurse sezonin e kaluar dhe ai nuk ka arritur pritjet. Arsene Wenger bëri mirë që e mbajti pasi ishte fenomenal përgjatë viteve. Por, kjo nuk funksionoi pasi ai u lëndua shpesh dhe mendoj se tani Arsenali do ta shesë për të marrë para të mira nga shitja e tij”.
“Me paratë që ata mund të marrin nga shitja e mundshme e Fabregas, ata mund të transferojnë tre-katër lojtarë kualitativë. Nuk është fshehtësi që Arsenali duhet të forcohet në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë”, u shpreh Merson.





