Khedira vuan nga një problem muskulor të pësuar në fund të ndeshjes ndaj Barcelonës në Copa del Rey të mërkurën.
Kështu, mesfushori gjerman duhet t’ia lë vendin Lassana Diarras për sfidën ndaj Valencias dhe nuk është ende e sigurtë nëse gjermani do të riaftësohet për supersfidën “El Classico III” që zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën në Bernabeu.





