Kjo është një mungesë e madhe për Topçinjtë, por trajneri Arsene Wenger njoftoi se ka gjasa që kapiteni Cesc Fabregas të udhëtojë për në Spanjë.
“Fatkeqësisht, patëm lajme të këqija nga ekzaminimi dhe ai (Van Persie) sigurt do të mungojë në tri javët e ardhshme”.
“Cesc po duket se ka gjasa. Ai po përparon shpejtë dhe mirë. Është e mundur (që të luajë)”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.