Sulmuesi italian është në sezonin e tij të parë te klubi anglez, ndërsa ai vazhdimisht lidhet me një kalim te Milani. Mirëpo, agjenti i tij mohon se janë duke punuar për një transferim në San Siro.
“Balotelli te Milani? Jo, kjo nuk do të ndodhë tash. Aktualisht nuk punojmë për transferimin e Mario Balotellit te Milani”, ka deklaruar Raiola, i cili ishte i pranishëm në tribuna në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Napolit.