Dy ekipet takohen në San Siro vikendin e ardhshëm, më 2 prill, dhe Shevchenko ka dhënë mendimin e tij se Milani duhet ta mposhtë Interin nëse dëshiron ta fitojë Skudeton.
“Milani ka humbur shumë pikë në disa javët e kaluara dhe ata kanë qenë pa fat së fundi. Megjithatë, mendoj se ata kanë atë çfarë është e nevojshme për ta fituar derbin kundër Interit. Fitorja në derbi do të jetë vendimtare në garën për titull. Një sukses i madh si ky do t’i japë Milanit një avantazh të madh psikologjik ndaj Interit”, ka thënë Svhevchenko.





