Giovinco, i cili aktualisht është i huazuar te Parma nga Juventusi, është përfshirë në ekipin e Italisë nga trajneri Cesare Prandelli për ndeshjen e ardhshme kundër Sllovenisë dhe Ukrainës, dhe vetë lojtari beson se kombëtarja italiane duhet t’u jep më shumë hapësirë të rinjve.
“Neve lojtarëve të rinj duhet të na jepet rasti për t’u zhvilluar dhe për t’u përmirësuar dhe të tregojmë në fushë se sa vlejmë”, ka thënë Giovinco.
Italia aktualisht kryeson grupin C të kualifikimeve për Euro 2012 me 10 pikë nga katër ndeshje.





