Të dyja skuadrat kishin raste, por ishte Interi që me posedimin mbi top dhe impenjimin e bërë gjatë takimit nuk ia doli që të sigurojë fitore në këtë terren të vështirë.
Ishte Samuel Eto’o ai që nga afërsia (18’), realizoi golin e parë, pas një tollovie në zonën e vendasve.
Në pjesën e dytë Interi kishte një mori rastesh të pa shfrytëzuara, ndërsa vlen të përmendet transverzalja e Wesley Sneijder.
Kur të gjithë menduan se Interi do të fitojë tri pikë të reja, në skenë doli Antonio Caracciolo i cili me kokë pas hutisë në zonën e Interit shënoi golin e barazimit historik prej 1-1.
Interi shpëtoi mirë në fund, kur Cordoba shkaktoi një penalti, e të cilën e ndali portieri Julio Cesar.
Me këtë barazim Interi mbetet katër pikë larg liderit Milan në klasifikimin e Series A, mirëpo Rossonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Një fitore e mundshme e Milanit ndaj Barit do t’ua siguronte kuq e zinjve titullin sivjet në Serie A, pasi Interi vështirë se do të jetë në gjendje të mbajë hapin pas humbjes së tretë të pësuar nën drejtimin e Leonardos.
Të martën Interin e pret ndeshja më e vështirë e sezonit ndaj Bayernit të Munichut në Allianz Arena, sfida kthyese kjo e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, ku Nerazzurët kanë disavantazh prej një goli.





