I pyetur nëse ai ka ndjerë simpati për Wengerin pas disfatës skandaloze ndaj Barcelonës, Ferguson tha: “Unë kam simpati për vete. Unë nuk kam kaluar një javë dhe aq të lehtë për vete”.
“Duhet të shikoni përpara. Ne kemi mundësi të mëdha në klub dhe janë shumë sfida para nesh. Mesi i marsit është i tmerrshëm. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Ne kemi ndeshjen e të martës ndaj Marseille dhe Boltonit në kampionat”, tha Ferguson.