El Mundo Deportivo shkruan se Chelsea dhe Real Madridi janë po ashtu në garë për firmën e mesfushorit spanjoll që nga janari, por është vet Cesc ai që ka bërë të qartë se e dëshiron vetëm Barcelonën.
Cesc do ta kishte më të vështirë që të largohej nga Arsenali po që se Topçinjt fitojnë ndonjë trofe, por me eliminimin nga FA Cup dhe Liga e Kampionëve, gjasat që Fabregas të ketë ndonjë trofe në dorë në fund të sezonit janë tejet të vogla.





