Mirror shkruan se Ancelotti dëshiron ta transferojë mesfushorin ofensiv argjentinas gjatë kësaj vere. Palermo ia ka vënë një klauzolë prej 60 milionë funtesh 21 vjeçarit, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Real Madridi.
Megjithatë, Ancelotti beson se Pastore mund të transferohet me gjysmën e shumës që kërkon Palermo, pas shpenzimeve marramendëse prej 80 milionë funtesh në janar për transferimet e David Luiz dhe Fernando Torres.





