"Wall Street Journal"
“Multikulturalizmi ka dështuar”, tha kryeministri britanik, Dejvid Kameron, fundjavën e kaluar në Mynih të Gjermanisë. Fjalë të këtilla janë dëgjuar edhe më herët. Në tetor të vitit të kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pati thënë të njëjtën gjë
Përfundimisht, duket se liderët e Evropës e kanë kuptuar atë që të tjerët e kishin theksuar shumë kohë më parë: multikulturalizmi ishte politika më e dëmshme dhe përçarëse, e zhvilluar nga qeveritë perëndimore prej Luftës së Dytë Botërore. Multikulturalizmi është thellësisht dije e keqkuptuar. Ky ishte njëri nga shkaqet e suksesit të saj politik. Njerëzit ishin të udhëhequr për të besuar se “multikulturalizmi” nënkupton multikulturalizëm ose plularizëm. Nuk është kështu. Megjithatë, për vite, çdokush që e kishte kritikuar multikulturalizmin, menjëherë ishte cilësuar si “racist”.
Por, karakteri i vërtetë dhe efektet e politikës nuk mund të fshihen gjithnjë. Multikulturalizmi i sponsorizuar nga shteti, i ka trajtuar vendet e Evropës sikur hotelierë. Ishte vlerësuar se shteti nuk do të duhej të “impononte” rregulla dhe vlera për të ardhurit e rinj. Por, përkundrazi, duhej përshtatur ndaj kërkesave të imigrantëve. Politika që rezultoi ishte se shtetet i vlerësonin dhe i gjykonin njerëzit nga kriteri se cilit komunitet ata i përkisnin. Kjo në Britani, për shembull, nënkupton se nëse ju jeni vajzë e bardhë angleze, e lindur në familje angleze dhe familja e juaj vendos që t’ju martojë kundër dëshirës suaj, me një njeri të vjetër e të krisur, shteti do të intervenonte.
Por, nëse ju e keni fatin e keq, që të jeni e lindur në një familje me origjinë aziatike, edhe nëse ju ndodh e njëjta gjë, atëherë shteti do t’ju shikojë në një mënyrë tjetër. Në vitin 1984, drejtori i një shkolle britanike, Rej Honiford, në mënyrë të kulturuar sugjeroi në një artikull në “Salisbury Review”, se mund të jetë ide e mirë nëse studentët në shkollën e tij të themeluar nga shteti, do të ishin të aftë të flisnin anglisht dhe që të mos zhduken për muaj të tërë në Pakistan, në atë kohë. Rezultati ishte një varg i akuzave për “racizëm”, që plotësisht i injoruan argumentet e tij dhe e përshpejtuan fundin e karrierës së tij. Modeli i multikulturalizmit ndoshta do të kishte zgjatur shumë më tepër, po të mos ishte islami radikal. Sulmet terroriste dhe komplotet në mbarë Britaninë dhe Evropën, shpeshherë nga ekstremistët e rritur në ato vende, mundësuan një pikë të kthesës, që shumë pak njerëz të ndjeshëm mund ta injorojnë. Tash shtrohet pyetja se çka mund të bëhet. Në fjalimin e tij në Mynih, zoti Kameron me të drejtë u fokusua në problemin e ekstremistëve islamikë, të rritur në vendet e lindjes. Ai i theksoi disa hapa preliminarë, ndër ta edhe atë që grupet, vlerat e të cilëve janë në kundërshtim me ato të shtetit, nuk do të mund të ndihmohen me parat e taksapaguesve. Kjo është një shenjë se sa thellë jemi zhytur, kur ndalja e fondeve për kundërshtarët e shoqërisë do të paraqiste një përmirësim.
Kjo është politika e parë, por jo e fundit. Fakt është se Britania, Gjermania, Holanda dhe shumë vende të tjera evropiane e kanë ushqyer më tepër se një gjeneratë të shtetasve, që duket se nuk ndjejnë lojalitet ndaj vendit të tyre dhe të cilët, përkundrazi, shpeshherë duket se e nënçmojnë atë. Komunitetet myslimane, në të cilat u fokusua zoti Kameron, nuk do ta reformojnë vetveten. Pra, Qeveria britanike do të duhej t’i shkatërrojë dhe dënojë organizatat terroriste, përfshirë edhe disa organizata “humanitare”. Ka grupe që janë të ndaluara në Shtetet e Bashkuara, por ato mund dhe ende operojnë me status bamirës në Britani. Klerikët dhe individët e tjerë, që vijnë nga jashtë për të predikuar urrejtje dhe ndarje, duhet të dëbohen. A do të arrijë zoti Kameron ta bëjë ndonjërën prej këtyre gjërave? Ka arsye për të qenë skeptikë. Pas sulmeve me bomba në metro dhe autobusë në Londër, në vitin 2005, sulme që u bënë nga myslimanët e lindur në Britani, ish-kryeministri Toni Bler, pati thënë se “rregullat e lojës po ndryshojnë”. Por, ato mbeten të njëjta. Është e mundshme që zoti Kameron të tregojë më tepër guxim politik. Nëse po, atëherë ai padyshim do të kritikohej ashpër nga mbrojtësit e multikulturalizmit. Por, ai po ashtu do të bëhej lider i rëndësishëm. Nëse ai këtë nuk e bën, atëherë gjeneratat e ardhshme, në këtë pikë, do ta ndërlidhin atë me kryeministrin e kaluar.
Tendencë - Dialogu ndërfetar ndërmjet realitetit dhe perspektivave/Bashkëjetesa, respekti e dialogu ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme, bazë për ndërtimin e një të ardhme më premtuese e për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të panegociueshme siç është jeta, dinjiteti e të drejtat themelore të njeriut. Realiteti i bashkëjetesë paqësore ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme ndër shqiptarë është shembull i mirë e kontribut i çmuar për shoqërinë, e kjo dukuri - pasuri duhet mbrojtur e kultivuar edhe në të ardhmen më me shumë kujdes përmes dialogut, përmes njohjes së njëri-tjetrit dhe ecjes së bashku udhës së respektit vëllazëror, të ndërgjegjshëm për thirrjen e tyre të përbashkët për ndërtimin e shoqërisë së bashkëjetesës e të jo kundër-shtimeve.
Kujtojmë se, vijimi i qetë i dialogut me fetë që besojnë në një Zot të vetëm është jo vetëm i mundshëm por madje edhe i domosdoshëm, siç është për shembull plotësisht i mundshëm ballafaqimi me fenë islame mbi temat e Krijimit, të jetës, të familjes, të lutjes, të agjërimit e jetës së pasosur.
Deri më tani janë arritur shumë fitore, sidomos në marrëdhëniet e besimtarëve që u përkasin feve të ndryshme, në mirëkuptimin ndërmjet tyre, gjë që ka ndikuar edhe në krijimin e një atmosfere më të ngrohtë edhe në takimet me përfaqësuesit e besimtarëve të feve të tjera, që janë zhvilluar në frymën e respektit reciprok, të përzemërsisë e të dialogut të vërtetë, që nuk i trembet këndvështrimeve të ndryshme.
Duam të citojmë këtu edhe fjalët e Papës Benediktit XVI në fillim të papnisë e tij: “Kisha dëshiron të vijojë ndërtimin e urave të miqësisë me ndjekësit e të gjitha feve, me qëllim që t’i shërbejë së mirës së vërtetë të çdo njeriu e të shoqërisë, në tërësinë e saj”. E ndonjë muaj më pas, përballë bashkësisë myslimane të Gjermanisë, Papa Racinger i ftoi Islamin e Përendimin të dialogojnë për të gjetur drejtpeshimin e fesë që nuk shkëputet nga arsyeja dhe theksoi: “Dialogu ndërkulturor dhe ai ndërmjet dy feve tona, nuk mund të kufizohet vetëm me disa takime, është nevojë jetike të dialogohet, nga e cila varet në një masë të madhe vetë ardhmëria jonë”.
Katolikët pra punojnë për emancipimin shoqëror, e Kisha do të vijojë ecjen në rrugën e dialogut, duke u kërkuar krerëve fetar respektimin e lirisë fetare e atë të ndërgjegjes për çdo njeri; ndërsa krerëve politikë, garancinë për krijimin e kushteve të sigurisë fizike të qytetarëve dhe impenjimin konkret kundër çdo diskriminimi e racizmi.
Fetë, pavarësisht nga mëkatet e ndjekësve të tyre, janë të thirrura të jenë shkollë të humanizmit e të vëllazërisë. Të dialogosh me prijësit e feve, është gjithnjë përvojë shpirtërore e çmueshme, që të ndihmon të zbulosh se liria fetare dhe bashkëjetesa e harmonishme janë kushte të domosdoshme për ndërtimin e shoqërive, kombeve e të miqësisë ndërmjet popujve e bashkësive fetare.
Kush beson, takohet! Para së gjithash, nuk janë fetë që dialogojnë, por besimtarët: njerëz fare normalë, pra, me të njëjtat probleme si të gjithë të tjerët. E këta njerëz, duke qenë besimtarë, kanë edhe një trashëgimi vlerash të përbashkëta, që u krijon mundësinë të kuptojnë jo vetëm se jemi të gjithë vëllezër pa dallim e pa përjashtim, por jemi edhe bij të Zotit. Kur besohet, për shembull, se çdo njeri ka marrë nga Krijuesi dinjitet unik; kur besohet në shërbimin ndaj të afërmit, ndaj një njeriu, që nuk e zgjodhe ti vetë, por të erdh në takim e shteg; kur besohet se Toka dhe pasuritë e saja janë lënë në duart e njeriut, për t’i shërbyer së mirës së përbashkët e të gjithë njerëzve: e gjithë kjo tregon se kemi për të thënë shumë gjëra të përbashkëta.
Fetë nuk janë burim përçarjeje, janë besimtarët ata që e tradhtojnë, nganjëherë këtë trashëgimi. Atëherë kush beson e takohet, duhet të jetë besimtar i palëkundshëm, i vërtet, në mënyrë që t’i çojë përpara detyrat e tij kryesore: pedagogjinë e të jetuarit së bashku; propozimin për ta dalluar të mirën nga e keqja; propozimin për ta pranuar të mirën e për ta refuzuar të keqën dhe urrejtjen; kujtimin e të drejtave e të detyrave, njëherësh me pasionin për të shërbyer e, së fundi, përgjegjësinë qytetare, që ka secili, sepse jemi besimtarë, por edhe qytetarë. Nuk jemi besimtarë ose qytetarë, por besimtarë e qytetarë njëherësh. E, natyrisht, gjëja më e rëndësishme, është dëshmia fetare, sepse si besimtarë ne nuk përhapim vlera humaniste: ne, të krishterët për shembull, përhapim kryesisht vlerat ungjillore, besimtarët e islamit, përhapin vlerat e kuranit e kështu me radhë. E atëherë mund të thuhet se ne, besimtarët, takohemi me historinë e sotme; e ka rëndësi që vëllezërit tanë, njerëz si ne, të kuptojnë atë, që shikojmë, vlerën e bashkëjetesës paqësore, “Portën e lumnisë”. Në fund të udhës së jetës, është Dikush që të pret, është Zoti. Mendoj se ky është mesazhi që ne, si besimtarë, duhet t’ua përcjellim të gjithëve. Dialogu ndërmjet feve, madje ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme, është i rëndësishëm edhe për sigurimin e paqes. Sigurisht, sepse po të mos jemi të aftë të jetojmë në paqe brenda bashkësive tona, ndërmjet nesh, do të thotë se paqja është e pamundur. Ndërsa ne e dimë se është e mundur! E themi gjithnjë se Zoti na bëri dy dhurata të mëdha: na dha mendje, për të kuptuar dhe zemrën, për të dashur. Me mendjen e me zemrën tonë, ne mund të ndërtojmë botën e përbashkët, ta ndërtojmë e ta ndryshojmë botën tonë.
Është zemra ajo, që na shtyn të bëjmë vepra të mëdha. Është zemra, që kthehet në rrugën e Zotit; zemra, që ëndërron gjëra të mëdha, si paqja e respekti vëllazëror. Një zemër e tillë, mund ta ndërtojë paqen e ta ruajë bashkëjetesën.
Marrë nga Radio Vatikani
Times Toleranca, demokracia dhe rregulla të ndershme loje kanë qenë në thelb të vlerave britanike për gjenerata, si dhe kanë qenë në thelb të politikës në këtë vend. Janë këto vlera që e mbrojtën Britaninë nga rënia nën kthetrat e nazizmit apo komunizmit, siç ndodhi me Gjermaninë apo Rusinë. Këto vlera orientuan Britaninë edhe gjatë fluksit të migrantëve nga kontinente dhe kultura të ndryshme, fluks që kishte njohur ritme të larta veçanërisht dy gjenerata më herët. Multikulturalizmi, ishte koncepti që synonte t’u lejonte komuniteteve të migrantëve të ruanin vlerat dhe traditat e tyre edhe në vendin pritës. Është e trishtueshme, por multikulturalizmi ka dështuar. Në vend të pasurimit të jetës britanike, kjo qasje ka krijuar kultura që shpesh jetojnë të ndara nga ajo britanike. Komunitetet janë kthyer në geto mendore dhe fizike. Në konservatorizmin e tyre të thellë, këto grupime e shohin shoqërinë pritëse përmes shumë keqkuptimeve, e jo rrallë dhe me armiqësi. Disa grupe pakicash nuk kanë madje as dëshirën të ndihen pjesë e Britanisë. Toleranca nuk është përgjigje e mjaftueshme. Ajo është keqpërdorur nga ekstremistët çfarë solli deri te sulmet e 7 korrikut 2005 në metronë e Londrës. Kryeministri britanik nga konferenca e sigurisë në Mynih këtë fundjavë bëri thirrje për një “liberalizëm më të fuqishëm”, që kundërshton qëndrimet dhe praktikat e papranueshme dhe vihet aktivisht në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë. Ndonëse Kameruni foli në Mynih, caku kryesor i fjalimit të tij ishte komuniteti mysliman në Britani.Organizatat që marrin fonde publike, e kanë për detyrë t’i luftojnë kundërshtarët e demokracisë dhe të të drejtave themelore, të cilët i shtyjnë të rinjtë myslimanë në rrugën e terrorizmit. Kryeministri britanik përsëriti me këmbëngulje se nuk ishte islami apo myslimanët e devotshëm problemi, por ideologjia politike e ekstremizmit islamik. Në shoqërinë britanike ekziston një zemërim në rritje me ata që mbështesin terrorizmin dhe nënçmojnë vlerat e shoqërisë britanike. Në këtë kuadër, nuk mund të tolerohen edhe praktika si martesat e detyruara duke u justifikuar thjesht me faktin se është pjesë e traditës kulturore. Është pozitive që të gjitha këto shqetësime ngrihen nga kryeministri dhe nuk duhet që ky debat të merret peng nga hajdutët dhe racistët. Ajo çfarë ishte zhgënjyese pas fjalimit të Kamerunit ishte reagimi i disa prej udhëheqësve myslimanë. Myslimanët britanikë duhet ta kuptojnë se qëllimi i debatit nuk është demonizimi i fesë së tyre, por shpëtimi i besimit të tyre nga ata që duan ta armiqësojnë me pjesën tjetër të botës. Multikulturalizmi i ka lënë pakicat të ndara. Liberalizmi aktiv e i fuqishëm duhet të luftojë për vlerat e të gjithë atyre që jetojnë në Britani dhe e quajnë këtë vend shtëpi të tyre Multikulturalizmi dështoi





