“A kam klauzolë prej 100 milionë eurosh? Mendoj se kjo është një shaka. Unë mendoj vetëm për të tashmen, të luaj dhe të përmirësohem. Unë nuk ndihem sikurse zotri. 100 milionë euro. Nuk shikoj paratë, nuk më interesojnë shumat”.
“Unë do të qëndroja te Palermo sepse vërtet jam i lumtur këtu dhe nuk është momenti për t’u larguar. Është përvojë e mirë dhe unë e gjej veten në mesin e të gjithëve. Dëshira ime për të qëndruar do të rritet nëse ne arrijmë rezultate”, u shpreh Pastore për Il Corriere dello Sport.





