Donika Gjoni
Numri i të rinjve shqiptarë që po arrijnë suksese nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe përtej Atlantikut nuk është i vogël. Ata kudo po dallohen me inovacione dhe krijime atraktive duke u bërë shembull në mesin ku jetojnë. Njëri prej tyre është edhe i riu nga Gostivari Abdultaip Neziri (ATN). Ai është i lindur ne 11 nëntor 1987. Është nga Gostivari ku ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesmen. Përpos aktiviteteve në lëmin e dizajnit ai ka qenë edhe redaktor marketingu në revisten “Lëvizja”. Tash e 5 vjet ai jeton në Bolzano të Italisë ku tenton që përmes punës së tij në mënyra të ndryshme të ngritë imazhin e shqiptarëve këtu e sidomos me art, duke u bër të ditur të tjerëve se edhe ne dimë të krijojmë, se edhe ne jemi të zotë të bëjmë diçka me vlera që të zgjojmë kurreshtjen tek të tjerët me çka do të ndërrojmë mendimin e keq që kanë të huajt për ne.
Nga do që ka shkelur këmba e tij ka lënë mbresa dhe ka zgjuar interesim për shumë kompani. Vlen të theksohet suksesi i Barcelonës ku zuri vendin e parë me titull “The best junior desinger” si dhe suksese të tjera si ato në Varshavë, Budapest, etj.
Abdultaipi nuk e di se çka është lodhja. Punon tepër dhe është tepër kreativ edhe nga ajo që s´te jep kurrëfar ideje ai krijon diçka. Nuk fle shumë dhe gjithë kohën e kalon para kumpjuterit. Çdo dizajn që ai e bën pëlqehet nga çdokush. Nuk ka të kryer ndonjë shkollë të posaçme për dizajn. porse i ka kushtuar rëndësi të veçantë më shumë se ndonjë gjeje tjetër në jetë.
Gjithashtu ka bërë edhe disa kurse për AutoCad në shkollën më të madhe private “CEPU”. Dizajni është e vetmja gjë që nuk i merzitet edhe sikur të punojë me orë të tëra në studio nuk ndjehet i lodhur vetëm për atë se këtë punë ai e bën me zemër.
Vërtet për moshën që ka mund të themi, me plot bindje. jemi krenarë që kemi talentë të tillë. Ai bashkëpunon me Bejtulla Rrahmanin (BeHiTo), i cili është kolegu i pandarë i tij që e përcjell në çdo seminar brenda dhe jasht vendit.
Ëndrra e tij më e madhe është që në një të ardhme jo shumë të largët të investojë në vendin e tij duke hapur një studio, ku, thotë ai, ka nevojë vendi ynë për një investim të tillë.
Abdultaipi është adhurues i madh i firmes SONY gati që çdo mjet elektronik e ka nga kjo firmë e njohur. Është tip shumë i hapur por nuk përshtatet me çdokënd. Mënyra se si ai i gjykon gjërat është shumë e veçantë që jo çdokush mund ta kuptoj…





