Nga Imants Lieģis
Rigë – Nuk është për t’u habitur fakti se shumë në Letoni e shikojnë shitjen nga ana e Francës të luftanijeve të pajisura mirë drejt Rusisë, me shqetësim të madh. Shtete të tjera evropiane, anëtare të BE-së, duket se po e shikojnë gjithnjë e më shumë Rusinë si një blerëse të fuqishme të pajisjeve ushtarake, por a është e mençur nga ana e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s që të rrisin kapacitetin e jo-aleatëve, në mënyrë që të projektojnë fuqinë e tyre ushtarake? Në fund të fundit, vetëm dy vjet e gjysmë më parë, Rusia pushtoi Gjeorgjinë, një vend që NATO e kishte emëruar si një anëtar të mundshëm në të ardhmen dhe ka zënë një vend të tij qëkur.
Qëndrimi i përbashkët i Këshillit të BE-së për eksportin e armëve, është ligjërisht i detyrueshëm për të gjithë shtetet e BE-së. Sigurisht, kompetenca dhe përgjegjësia për kontrollet e eksportit të armëve dhe licencimi i përket vendeve anëtare dhe jo institucioneve të BE-së. Në të vërtetë, nën marrëveshjen Wassenaar, vendimi mbi eksportet është vetëm përgjegjësi e secilit shtet pjesëmarrës.
Zbatimi i qëndrimit të përbashkët të pozicionit të BE-së mbi eksportin e armëve ka çuar në një shkëmbim informacioni më të madh dhe në konsultim më të ngushtë. Ai ka harmonizuar gjithashtu edhe marrëveshjet e kontrollit të eksporteve dhe procedurat, por ka kufij të dukshëm për atë që mund të arrihet. Konsultimet janë aktualisht një çështje dypalëshe, pa rregulla sesi duhet të bëhen – dhe pa kërkesa që ndonjë marrëveshje përfundimtare mbi vendimet e eksportit të armëve, mund të arrihet. Efektiviteti i këtij mekanizmi konsultimi është i vështirë për t’u vlerësuar.
Si rezultat, eksporti i armëve drejt vendeve të treta mbetet një çështje e diskutueshme brenda BE-së. Në zemër të çështjes ka një konflikt midis interesave individuale kombëtare të shteteve anëtare – aftësia konkurruese e mbrojtjes evropiane e lidhur me kompanitë dhe rëndësinë strategjike të tregjeve të mbrojtjes kur bashkohen me politikën kombëtare të huaj – dhe traktati i Lisbonës, i cili i referohet në mënyrë specifike solidaritetit të zgjeruar dhe konsultimit.
Në qoftë se traktati i Lisbonës duhet të respektohet, solidariteti duhet të shihet si një mjet politik për të lëvizur drejt një politike të mbrojtjes evropiane, e cila punon për të mirën e përbashkët. Ndjekja e politikave të vështira kombëtare në transferimin e teknologjisë, është në kundërshtim më këtë qëllim. Duhet të përpunohen rregulla më të qarta për mekanizmin e konsultimit dhe eksporti i armëve nga shtetet anëtare të BE-së duhet të konsultohet me të gjithë anëtarët e qeverive të tjera që mund të kenë shqetësime dhe jo vetëm ata që kanë lëshuar ose mohuar një licencë më parë.
BE-ja mund të punojë në drejtim të një politike të përbashkët të eksportit të armëve duke kërkuar një kuptim të përbashkët dhe një parashikim e stabilitet për vendet e treta.
Zhvillimi i një politike të përbashkët mbi eksportin e armëve në vende të tilla duhet të kalojë dorë më dorë me krijimin e një tregu evropian të përbashkët, ndërkombëtar e konkurrues të mbrojtjes së pajisjeve.
Kjo do të thotë se bashkëpunimi me vendet që nuk janë anëtare të BE-së, nuk duhet të jetë në dëm të solidaritetit dhe rregullave të përbashkëta në kuadër të BE-së. Konsultimi në fillim të një faze do të ndihmojë në menaxhimin e keqkuptimeve -duke forcuar konvergjencën dhe unitetin midis vendeve anëtare të BE-së.
Dhënia e BE-së një rol më të madh, në situata ku pikëpamjet e shteteve anëtare ndryshojnë, duhet gjithashtu të merret parasysh. Për shembull, shtetet anëtare mund të konsultohen për çështje delikate ose të diskutueshme me Komitetin Politik dhe të Sigurisë. Kjo do të forcojë pozicionin e përbashkët të Këshillit të BE-së, i cili tashmë përcakton rregullat e përgjithshme për kontrollin e eksporteve të teknologjisë ushtarake dhe pajisjet.
Përsa i përket NATO-s, çështja e konsultimeve midis aleatëve trajtohet në nenin 4 të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili thotë se “Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjë prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë pale është kërcënuar”.
Ky nen nuk ka të bëjë vetëm me kërcënime të afërta. Vendimet e marra nga një vend i NATO-s mund të kenë implikime për aleatët e tjerë. Transferimi i pajisjeve ushtarake dhe teknologjisë ndaj vendeve të treta, mund të ndikojë në sigurinë rajonale dhe të nxisë një rishikim të vlerësimit të rrezikut.
Këshilli i Atlantikut Verior duket si një forum i qartë brenda të cilit për të rritur solidaritetin mes anëtarëve, vendet e sigurta anëtare kanë perceptime të një dobësie më të madhe dhe shmangin keqkuptimet. Në një nivel më të ulët, Komiteti i Politikës dhe i Partneritetit ose Drejtuesit e Konferencës së Armatimeve Kombëtare mund të luajnë rol për konsultimet fillestare. Këto çështje janë me interes për të gjithë aleatët, kështu që diskutimet nuk duhet të kufizohen në agjendat dypalëshe.
Shitjet e armëve dhe transferimet e teknologjisë rrisin në mënyrë të pashmangshme moralin kompleks dhe pyetjet etike. Kjo është një arsye më shumë për të kërkuar haptas, diskutime më të besueshme dhe më të përforcuara midis aleatëve. Solidariteti nuk mund të arrihet nëse përjashtohen institucionet tona më të rëndësishme. Në të vërtetë, disa nga vendimet më të rrezikshme që merren nga BE-ja dhe NATO, janë ato që nuk janë diskutuar haptas më parë.





